Prishtina sot përveçqë ka marrë një fitore të madhe në fushën e Ballkanit, ajo ka pasur një performancë të jashtëzakonshme duke e dominuar pothuaj plotësisht kundërshtarin.
”Bardhekaltri” triumfuan me një autogol të shënuar nga Armend Thaqi, megjithatë, loja e tyre ishte në nivel të lartë dhe kjo ka bërë që kapiteni i Prishtinës, Lorik Boshnjaku te entuziazmohet me paraqitjen e Prishtinës, duke thënë se të gjithë e duan një paraqitje të tillë si sot.
“Fitore që na e rikthen vetëbesimin shumë. Një fitore shumë e mundimshme, por njëkohësisht edhe shumë e rëndësishme, sepse jemi rikthyer pas dy-tre ndeshjeve që ndoshta kemi qenë pak jo të fokusuar qindpërqindtë, por ky ishte momenti i fundit që të na shpërblehej shpirti luftarak dhe të cilën të gjithë e duan Prishtinën kështu në çdo ndeshje. Besoj që kjo fitore në fund të jetë e kampionit”, ka thënë Boshnjaku për faqen zyrtare të FC Prishtinës. /Demokracia.com