Pas shumë raportimeve në mediat botërore se Kylian Mbappe ka kërkuar largimin nga Paris Saint-Germaini, ka reaguar drejtori i klubit Luis Campos.
Ai ka hedhur poshtë raportimet duke thënë se Mbappe nuk i ka kërkuar asnjëherë largimin nga klubi parisien në merkaton e janarit, transmeton Demokracia.com.
“Mbappe nuk më ka thënë kurrë asgjë për këtë [largimin në janar]. Unë e mohoj këtë informacion”, ka thënë Campos për CanalPlus.
PSG director Luís Campos: “Mbappé has never told me anything about it [leaving in January]. I deny this info”, tells @Olivetallaron. 🚨🔴🔵 #PSG pic.twitter.com/JZxZldwEoO
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) October 11, 2022
La Parisien dhe Marca ishin ndër mediumet e para që raportuar se marrëdhënia mes PSG-së dhe Mbappes është totalisht e prishur dhe se ai ka kërkuar largimin qysh në janar.
Liverpooli është parë si opsion i mundshëm për Mbappen, anise u raportua se dëshira e këtij të fundit ishte Real Madridi.
23-vjeçari me Paris Saint-Germainin ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2025./Demokracia.com/