Sport
Moment i sikletshëm për Pep Guardiolën, trajneri i Man Cityt hutohet nga kërkesa e gazetarit
Demokracia
16:06 | 11 Tetor 2022

Share:

Tifozët e futbollit që kërkojnë nga lojtarët të pozojnë për një selfie nuk është asgjë e re.

Megjithatë, një gazetar që kërkon një selfie është diçka krejt e padëgjuar. Epo, diçka e tillë ndodhi të martën përpara ndeshjes së Champions League mes Manchester City dhe FC Copenhagen.

Trajneri spanjoll thjesht nuk u besonte syve kur një gazetar i kërkoi një selfie gjatë një konference për shtyp para ndeshjes.

Menjëherë pasi Guardiola hyri në sallën e konferencave, një gazetar shkoi përpara për të mbajtur regjistruesin e tij në tavolinë.

Mirëpo, gazetari ndryshoi mendje shpejt dhe i habiti të gjithë duke i bërë një kërkesë trajnerit të Manchester Cityt.

Të ngjashme