Sport
Plas “bomba” te PSG-ja, Mbappe dëshiron largimin në janar
Demokracia
15:01 | 11 Tetor 2022

Share:

Kylian Mbappe raportohet se po e dëshiron largimin qysh në janar nga Paris Saint-Germaini.

Kështu raporton gazeta e madhe spanjolle “Marca” e cila ka njoftuar se marrëdhënia mes Kylian Mbappen dhe PSG është tërësisht e prishur, transmeton Demokracia.com.

“Marrëdhënia mes Kylian Mbappe dhe PSG është tërësisht e prishur, sigurojnë burimet e Marca-s, duke e konfirmuar lajmin”, njofton mediumi në fjalë.

Kylian Mbappe tanimë është duke punuar për t’u larguar nga klubi parisien në merkaton e dimrit.

Marca raporton gjithashtu se destinacion i Mbappes nuk do të jetë Real Madridi. Liverpooli po mbetet i vetmi opsion i mundshëm./Demokracia.com/

Të ngjashme