Sport
Urimi interesant i trajnerit kosovar: Urime Vjosa, po mendoj KF Vjosa
Demokracia
20:27 | 04 Prill 2021

Share:

Kuvendi i Republikës së Kosovës, sot ka kompletuar institucionet e saja duke e zgjedhur për presidente të shtetit Vjosa Osmanin.

Reagimet pas kësaj zgjedhje kanë qenë të ndryshe, por një paksa më i veçantë ka ardhur nga trajneri i KF Vojsa, Erdin Hashani, shkruan Demokracia.com.

Ai në një posti  në “Facebook”, ka uruar skuadrën e tij për fitoren e sotme ndaj Rahovecit duke shkruar.

“Urime Vjosa, po mendoj KF Vjosa Shtime – Rahoveci 2:1”.

Të kujtojmë se Hashani është me shumë sukses duke e udhëhequr Vjosën me synime për të arritur të inkuadrohet në Ligën e Parë. /Demokracia.com

Të ngjashme