Analistja politike, Donika Emini, së bashku se një hulumtues nga Franca dhe një nga Holanda kanë hartuar një raport, sipas të cilit, tregon ndryshimin e pozicionit francez në raport me Kosovën sa i përket liberalizimit të vizave.
Në këtë raportin “Franca dhe liberalizimi i vizave për Kosovën”, tregohet se është hapur një dritare mundësie në Paris, e cila mund të sjellë përparim në liberalizimin e vizave për Kosovën falë shteteve anëtare të BE-së të pranishme në Kosovë, të cilat thuhet se janë angazhuar me qeverinë për të siguruar që kjo dritare e mundësive të përdoret në mënyrë efektive nga Kosova.
Megjithatë raporti nënvizon se jo të gjitha pengesat janë hequr dhe shqetësimet në Francë për sundimin e ligjit, migrimin e parregullt dhe sigurinë nuk janë zhdukur.
Sipas këtij raporti, vonesat procedurale mund të ngadalësojnë ende procesin, megjithëse presidenca çeke njoftoi se çështja do të jetë në axhendën e Këshillit.
Fokusi kryesorë, thuhet në raport, ka mbetur kryesisht te skeptikët e vijës së ashpër të liberalizimit të vizave, shtetet e tjera anëtare, për shembull ata që nuk e kanë njohur Kosovën, mund të tundohen të krijojnë pengesa shtesë përpara vendimit në pritje të Prishtinës për të paraqitur kërkesën e saj për anëtarësim në BE.
Megjithatë, ndryshimi i pozicionit francez drejt liberalizimit të vizave të Kosovës, nëse vazhdon, do t’i lejojë BE-së dhe Kosovës të ecin përpara në një kontekst rajonal dhe evropian të mbushur me paqëndrueshmëri gjeopolitike, theksohet në konkluzionet e raportit.