Sport
Simonovski i tha “Jo” Maqedonisë së Veriut për t’i qendruar besnik Dritës në Superligë
Demokracia
16:46 | 10 Tetor 2022

Share:

Marko Simonovski është duke kaluar në një formë fantastike në këtë fillim të sezonit 2022/23 me fanellën e Dritës.

Forma e tij aktuale ka zgjuar interesimin e Maqedonisë së Verit, Kombëtare kjo që së fundmi e ka ftuar sulmuesin e Dritës për ndeshjen miqësore ndaj Arabisë Saudite, të cilë e zhvillon më 22 tetor si mysafire.

Gazeta Olle mëson ekskluzivisht se Simonovski e ka refuzuar ftesën e Kombëtares maqedone, pasiqë është i fokusuar në ndeshjet e rëndësishme në Superligë.

Ftesa e fqinjve tanë për 30-vjeçarin përfshin datat 16-23 tetor, pikërisht koha kur skuadra gjilanase zhvillon dy ndeshje ndaj Prishtinës dhe Ferizajt.

Sulmuesi i bardhekaltërve ka vendosur që ftesa të refuzohet në mënyrë që t’i ndihmojë ekipit të tij në këto dy ndeshje në elitën e futbollit kosovar.

Simonovski në 10 paraqitje me Dritën në këtë sezon ka shënuar shtatë gola dhe ka dhuruar një asistim.

Me Kombëtaren A të Maqedonisë së Veriut, Simonovski ka tri praqitje, teksa është paraqitur gjashtë herë për U19 dhe shtatë paraqitje me U21.

Të ngjashme