Sport
Pas Arbnor Morinës, vjen edhe dorëheqja e radhës nga Ferizaj
Demokracia
17:44 | 09 Tetor 2022

Share:

Ferizaj dhe Gjilani janë ndarë në paqe në kuadër të xhiros së dhjetën në Superligën e Kosovës në futboll.

Ndeshja përfundoi 1-1, me Ferizajn e cila në pjesën e parë shkoj në epërsi, kurse gjilanasit barazuan në fund të ndeshjes.

Pas ndeshjes, kryetrajneri i Ferizajt, Arbnor Morina, ka dhënë dorëheqje.

Gjithashtu tashmë dorëheqje ka dhënë edhe Drejtori Sportiv i klubit, Agron Selmani.

Selmani përmes një njoftimi në profilin e tij ka thënë se klubi ka nevojë për energji të re.

“Klubi FC Ferizaj ka nevoj për energji të re dhe unë nuk jam më promotori apo ajo energji e kërkuar, duke ju uruar klubit suksese në vazhdim i falenderoj të gjithë për bashkëpunimin i ofruar. Agron Selmani”, ka shkruar ai./Demokracia.com/

Të ngjashme