Sport
Trajneri i Zvicrës: Mezi pres ndeshjen me Kosovën
Demokracia
14:40 | 09 Tetor 2022

Share:

Në Frankfurt të Gjermanisë sot është tërhequr shorti për kualifikimet e Kampionatit Evropian të vitit 2024.

Kosova do të jetë në grupin I, së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën.

Trajneri i Zvicrës, Murat Yakin tha se Izraeli është kundërshtari më i fort në grup, ndërsa theksoi se mezi e pret ndeshjen ndaj Kosovës.

“Mendoj se Izraeli është kundërshtari më i fortë në grup. Sigurisht që kemi shumë miq kosovar, mezi po e presim duelin. Është grup i kalueshëm”, tha Yakin për mediat helvete.

Kampionati Evropian i vitit 2024 do të zhvillohet në Gjermani.

Të ngjashme