Sot në Frankfurt të Gjermanisë është hedhur shorti për grupet e eliminatoreve për Kampionatin Evropian të futbollit “Euro 2024”.
Kombëtarja e Kosovës ndodhet në Grupin I së bashku me Zvicrën, Izraelin, Rumaninë, Bjellorusinë dhe Andorrën. Në Grupin E është Shqipëria që do të ballafaqohet me Poloninë, Çekinë, Ishujt Faroe dhe Moldavinë, raporton Demokracia.com.
Duele interesante do të ketë thuajse në secilin grup, por që veçohen Grupi B dhe C. Në Grupin B ndodhen Holanda dhe Franca, dy rivalë të vjetër të futbollit evropian.
Grupi C është i rezervuar për finalistët e Kampionatit të kaluar Evropian me Italinë dhe Anglinë që do të sfidohen sërish.
KËTO JANË TË GJITHA GRUPET E ELIMINATOREVE PËR “EURO2024”.
GRUPI A: Spanja – Skocia – Norvegjia – Gjeorgjia – Qipro
GRUPI B: Holanda – Franca – Irlanda, Greqia – Gjibraltari
GRUPI C: Italia – Anglia – Ukraina- Maqedonia e Veriut- Malta
GRUPI D: Kroacia – Uellsi, Armenia, Turqia, Letonia
GRUPI E: Polonia, Çekia, Shqipëria, Ishujt Faroe, Moldavia
GRUPI F: Belgjika, Austria, Suedia, Azerbajxhani, Estonia
GRUPI G: Hungaria – Serbia – Mali i Zi, Bullgaria – Lituania
GRUPI H: Danimarka – Finlanda, Sllovenia – Kazakhistani, Irlanda e Veriut – San Marino
GRUPI I: Zvicra – Izraeli – Rumania – Kosova – Bjellorusia – Andorra
GRUPI J: Portugalia – Bosnje Hercegovina – Islanda – Luksemburgu – Sllovakia – Lihtenshtajni./Demokracia.com/