Ministri i Financave, Hekuran Murati ka thënë se është përmirësuar raporti eksport-import i mallrave.
Ai në një postim në rrjetin social Facebook ka shkruar se në vitin 2019 ky raport ishte 1:9, ndërsa sot është 1:6.
Murati thotë se ky “hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë”.
Postimi i plotë i Muratit, pa ndërhyrje:
Në vitin 2019, raporti eksport:import i mallërave ishte 📊1:9.
Pra për çdo euro që mirrej nga malli i eksportuar, nëntë euro mall importoheshin.
Me rritjen enorme të eksportit dy viteve të fundit, ky raport është përmirësuar dukshëm dhe aktualisht është 📊1:6.
Ky hendek do të zvogëlohet edhe më tej, falë masave mbështetëse për prodhuesit tanë.
✅ 120 milionë euro për subvencionim të çmimit të energjisë elektrike.
✅ 50 milionë euro për subvencionim të produkteve bujqësore.
✅ 15 milionë euro për Masën 2.1, mbështetje për kredi investuese.
✅ 10 milionë euro mbështetje për eksport dhe çertifikim të produkteve.
✅ Mbështetje në rritje të punësimit e ngritjes së kapaciteteve njerëzore.
✅ Kursim në kosto e kohë me terminalet shtetërore.