Lajme
E mitura në Prishtinë godet me veturë një këmbësore
Demokracia
10:03 | 09 Tetor 2022

Share:

Një grua është lënduar në këmbë pasi dyshohet se është goditur me veturë në trotuar.

Sipas policisë veturën po e voziste një vajzë e mitur.

Viktima ka pranuar tretman mjekësor, ndërsa e dyshuara është intervistuar dhe më pas është liruar në procedurë të rregullt.

Raporti i plotë:

LËNDIM I RËNDË TRUPOR |Prishtinë 08.10.2022. Viktima femër kosovare ka pësuar lëndime trupore në këmbë pasi që dyshohet se është goditur me veturë në trotuare nga e dyshuara femër kosovare (e mitur). Viktima ka pranuar tretman mjekësor. E dyshuara është intervistuar dhe në konsultim me prokurorin për të mitur është liruar në procedurë të rregullt.

Të ngjashme