Sport
Pse Llapi luajti me ekipin e dytë, ky është sqarimi i Tahir Batatinës
Demokracia
17:59 | 04 Prill 2021

Share:

Skuadra e Llapit ka pësuar sot një  humbje dëshpëruese nga Feronikeli me rezultat 4:0 në kuadër të xhiros së 27-të në elitën e futbollit.

Trajneri i kësaj skuadre, Tahir Batatina, për “Art Motion” pas ndeshjes tregoi arsyet përse skuadra e tij humbi me rezultat të thellë në këtë përballje.

“Pjesën e parë kemi dominuar gjatë gjithë kohës, në pjesën e parë kemi pasur dy raste të 100% që t’i realizonim dy gola dhe të ishim shumë të qetë. Për shkak të kushteve që janë në teren nuk kam udhëtuar me gjithë ekipin për shkak se vëmendja është në ndeshjen gjysmëfinale kundër Prishtinës. Djemtë e dhanë maksimumin edhe pse nuk është dashur t’i pranonim 4 gola për ndeshjen që kemi bërë”, deklaroi fillimisht Batatina.

Ai më pas ka folur gjithashtu edhe për objektivin madhor të Llapit këtë edicion.

“Objektivi jonë është Kupa e Kosovës. Emri i Prishtinës është i madh, e dijë që Prishtina ka super skuadër dhe është skuadër shumë e fortë. I dimi pikat e forta dhe te dobëta të Prishtinës. Do ta japim maksimumin që të marrim rezultat pozitiv ne ndeshjen e parë që të mundomi që ndeshjen e dytë të kalojmë në finale. Besoj në skuadrën time, kam një skuadër që e duan Evropën. Por, gjithmonë duhet vlerësuar Prishtina. Përparësija jonë është se fokusi është vetëm në kupë, kurse Prishtina është duke luftuar në dy frone”, përfundon Batatina.

Llapi mbetet në pozitën e gjashtë të renditjes tabelare me 33 pikë. /Demokracia.com

Të ngjashme