Lajme
Nëntë persona të vdekur pas një shpërthimi në Irlandë
Demokracia
14:37 | 08 Tetor 2022

Share:

Nëntë persona janë konfirmuar si të vdekur, pas një shpërthimi të fuqishëm në një stacion për karburante në qarkun Donegal të Irlandës.

Shpërthimi ka ndodhur në pasditen e së premtes.

Policia irlandeze ka thënë se tri viktima janë konfirmuar të premten, ndërsa të tjerat të shtunën.

Tetë persona janë dërguar në spital, pas shpërthimit.

Operacionet e kërkim-shpëtimit është thënë se janë duke vazhduar.

Shpërthimi ka shkatërruar ndërtesën e stacionit dhe një ndërtesë banimi në afërsi.

Kryeministri i Irlandës, Micheál Martin, e ka konsideruar incidentin si “tragjedi të papërshkrueshme”.

“I gjithë kombi është i shokuar me atë që ka ndodhur”, ka thënë ai./REL

Të ngjashme