Lifestyle
Varianti i ri i Covid është 30% më vdekjeprurës
Demokracia
19:08 | 22 Janar 2021

Share:

Një variacion i ri i Covid 19 është paraqitur në jug lindje të Anglisë vitin e kaluar dhe prej atëherë është përhapur me shpejtësi nëpër botë, raportojnë mediat ndërkombëtare, transmeton Demokracia.

Mendohet se ky variacion është më vdekjeprurës se sa varianti i parë i epidemisë.

Shkencëtarët në New and Emerging Respiratory Virus Threats Advisory Group  (Nervtag) kanë arritur në përfundimin se varianti i ri, i quajtur B117, mund të rrisë shkallën e vdekjes deri në 1.3.

Ky lajm u konfirmua nga kryemistri anglez Boris Johnson në konferencën e mediave të mbajtur sot.

Katër ekipe hulumtuesish nga Imperial, the London School of Hygiene and Tropical Medicine, Public Health England and Exeter University, vlersuan vdekshmëritë e variantit të ri dhe dhe atyre që ishin të infektuar me variantin e vjetër.

Të ngjashme