Superliga e Kosovës në futboll ka hyrë në fazën më të nxehtë të saj.
Lufta si për titull ashtu edhe për ekzistencë duket të jetë e jashtëzakonshme dhe shumë e paqartë, shkruan Demokracia.com.
Drita, Ballkani e Prishtina janë tri skuadrat që maksimalisht po e kërkojnë trofeun e kampionit dhe deri në fund do të luftojnë për të.
Në anën tjetër edhe gara për mbijetesë duket shumë e komplikuar. Besa tashmë i ka humbur të gjitha gjasat për të shpëtuar, por skuadra e dytë që do të largohet nga elita ende nuk dihet.
Arbëria, Drenica, Llapi e Trepça ’89 janë skuadrat më të rrezikuara dhe mbetet të shihet cila do t’i bashkëngjitet Besës në Ligën e Parë.
Java e 28-të mund të sqarojë shumëçka e cila vë përballë njëra- tjetrës skuadrat që luajnë për titull dhe ato për mbijetesë.
Demokracia.com më poshtë ju sjellë çiftet e javës së 28-të. /Demokracia.com