Rap-artistja nga Istogu, Rina Balaj, shquhet për stilin unik dhe shpesh befason fansat me paraqitjet që bën në rrjete sociale.
E tillë është shfaqur edhe së fundmi, teksa mori vëmendje me fustanin e përzgjedhur ekstravagant.
Artistja, e ndjekur nga mijëra njerëz në Instagram, ka publikuar disa imazhe atraktive gjatë pjesëmarrjes së saj në një event.
Foto: Screenshot/Instagram
Ajo duket në formë të mirë dhe se është kujdesur për çdo detaj në mënyrë që të shfaqet e kuruar.
Komplimentet po ashtu kanë qenë të shumta nga miqtë e ndjekësit në pjesën për komente.
Foto: Screenshot/Instagram
Balaj këto ditë ka qenë në vëmendje për shkak të pushimeve në Afrikë e imazheve provokuese që solli në bikini.
E njëjta theksojmë që javë më parë u nda edhe nga partneri i saj, këngëtari Sin Boy.