Lajme
Ministria e Shëndetësisë tregon sa persona janë vaksinuar deri tani
Demokracia
16:49 | 04 Prill 2021

Share:

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se deri tani janë vaksinuar mbi 2 mijë e 500 punonjës të institucioneve shëndetësorë kundër COVID-19,.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë, ditëve në vijim vaksinimi do të shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësorë dhe më pastaj edhe tek moshat e shtyra.

Njoftimi i plotë:

Ka vazhduar vaksinimi i punëtorëve të institucioneve publike shëndetësore në Kosovë.

Përmes vaksinimit kundër COVID-19, synohet të arrihet imunizimi aktiv për të parandaluar COVID-19, të shkaktuar nga virusi SARS-Cov-2.

Që nga fillimi i vaksinimit, në palestrën “1 Tetori” në Prishtinë dhe në shtatë komunat ku është i organizuar Kujdesi Dytësor Shëndetësor, janë vaksinuar mbi 2500 punonjës të institucioneve shëndetësore.  Ditët në vijim, vaksinimi shtrihet në mesin e punonjësve shëndetësor në Kujdesin Parësor Shëndetësor dhe më pas, edhe tek moshat e shtyra, sipas Planit Shtetëror të Vaksinimit kundër COVID-19.

#Bashkëiadalim

#Vaksinohu

Të ngjashme