Një video që po qarkullo nëpër rrjetet sociale tregon sesi bashkëpunëtorët e tashëm të Albin Kurtit e kritikonin atë.
Për këtë video, analisti Milaim Zeka ka shkruar në Facebook ” Shikoni sa të pafytyrë janë këta, sidomos Albini?
Madje e cilësonin edhe “komunist” dhe “pengues i liberalizmit të vizave”.
“Unë e Lumiri, jo sot por kurrë nuk do të vijmë në Vetëvendosje”, thoshte Vjosa Osmani, tash presidente e Kosovës dhe aleate politike e Kurtit.
Jo veç ajo, tash zëvendësja e Kurtit, Donika Gërvalla e lidhte Kurtin me retorikën komuniste.
“Albin Kurti është i ri në moshë, por një ideolg i vjetër”, thoshte Gërvalla teksa e cilësonte atë që tash e ka shef si “komunist”.
E Faton Peci, ministër i Kurtit, në kohën e Qeverisë Mustafa pretendonte se gazi lotsjellës në Kuvend po e pengon liberalizimin e vizave.
Pretendon që këtë t’ia kenë thënë dy këshilltarët e Angela Merkelit.
Në anën tjetër, Armend Muja “mirëmbajtës i numrave”, dikur thoshte se Vetëvendosje s’mund të shërbente si alternativë.
“Politikë e viteve të 90’ta dhe ekonomi e 30’tave”, thoshte ai.
Më i ashpër ishte Haki Abazi, ish-zëvendës i Kurtit. Ai besonte se VV-ja “është përjashtuese”.
Ndërkaq, shefja e grupit parlamentar Mimoza Kusari-Lila, gjatë kohës sa shërbente në qeveritë e tjera thoshte se assesi nuk pajtohet me disa metoda që Kurti i përdor.
Tash janë të gjithë bashkë me Kurtin.