Lajme
Ish-deputeti i VV-së: Xhelali i thejke kubëzat me çekiç me ja’u hi policisë në kry
Demokracia
22:18 | 05 Tetor 2022

Share:

Ish-zyrtari i Vetëvendosjes, Florin Krasniqi ka akuzuar kryeministrin Albin Kurti për keqqeverisje.

Ai ka kritikuar ministrin e Brendshëm, Xhelal Sveçla për sulme ndaj policisë në kohën sa VV-ja ishte në opozitë.

“Kurti ka kallxu që s’dinë me qeverisë. A i ke pa njerëzit që i ka në Qeveri, a jo? Xhelali, shoku Xhelal  i merrke ato kubëzat katrore, i thejke me çekiç përgjysmë, për me ja hi policisë në krye. Nuk mundesh me bë atë ministër të Brendshëm. Ti mundesh me bërtitë, po një njeri që ja do të mirën Kosovës, nuk mundet me bë Xhelal Sveçlen ministër të Brendshëm”, tha Kransiqi në Kanal 10.

Të ngjashme