Lajme
Florin Krasniqi: VV-ja ishte lëvizje komuniste – E kam financuar në baza mujore
Demokracia
20:44 | 05 Tetor 2022

Share:

Ish-deputeti i VV-së, Florin Krasniqi ka thënë në Politiko se ka qenë ndër financuesit e parë të Vetëvendosjes së Albin Kurtit.

Madje, Krasniqi në Politiko ka treguar se financimi i tij ka ndodhur në baza mujore.

“VV-ja ka qenë një lëvizje komuniste. S’kam qenë naiv por të mos e kuptuar. VV-së atëherë i mungonte guximi për tu ballafaquar me këto banda. I mungojshin para, e unë i kisha të dyjat. Se kam pasë problem ta mbështesë atë personalisht. Ata s’kishin para për kurgjo hiç. Unë në fillim ndoshta kam qenë i vetmi, bile në baza mujore e kam financuar VV-në”, tha Krasniqi në POLITIKO.

Të ngjashme