Arti i ekzekutimit të mirë të penalltisë është përsosur gjatë viteve që kur Antonín Panenka shënoi topin mitik në Kampionatin Europian të 1976.
Janë parë penalltitë që vendosin kampionatet dhe ndeshjet e mëdha, por ajo që u pa të hënën e fundit në një nga ligat amatore të futbollit rus, i ka tejkaluar të gjitha pritjet.
Norik Avdalyan, një lojtar armen i GOAT FC, gjuajti një penallti duke bërë një salto dhe duke e goditur topin me forcë të mjaftueshme për në portë. Por njëherësh edhe duke mashtruar portierin teksa shënon gol me një penallti kaq unikale.
Mësohet se i njëjti lojtar kishte ekzekutuar penallti të tilla edhe më parë, por ekzekutimi i tij kurrë nuk është bërë kaq viral, pas këtij veprimi kaq akrobatik se sa ky.
💥 WOW. Norik Avdalyan scored a penalty in the Medialeague match against the GOATS team, making a somersault.
Norik already scored like this back in 2018 in one of the amateur leagues. Then his goal became viral, and now the Armenian repeated the famous somersault again. pic.twitter.com/eWH7W9yV4G— Vahe Sport | Armenia sport (@SportVahe) October 3, 2022