Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia dhe ministrin e Administrimit të Pushtetit Lokal, ka kundërshtuar kategorikisht mbylljen totale si pasojë e pandemisë COVID-19.
Gjatë ditës së sotme ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi dhe ministri i Shëndetësisë Arben Vitia, kanë mbajtur një takim virtual koordinues me kryetarët e komunave të Kosovës, për të diskutuar lidhur me situatën e pandemisë COVID-19, shkruan Demokracia.com.
Sipas njoftimi të komunë së Gjilanit Arbër Ismajli ka thënë se Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël në ekonominë e Republikës.
“Si komunë, jemi kategorikisht kundër mbylljes totale. Kjo përkrahje na erdhi edhe nga shumë komuna tjera. Të mendosh për mbyllje totale, është t’ia shkaktosh vetës një greminë të thellë, nga e cila edhe ashtu kemi çaluar, ku nuk kemi për tu ngritur lehtë”, citohet të ketë thënë Ismajli.
Njoftimi i plotë i Komunës së Gjilanit, pa ndërhyrje:
Ismajli kundër mbylljes totale: Pandemia nuk ndalet duke ia vështirësuar gjendjen ekonomike bizneseve e familjeve
Nënkryetari i Gjilanit, Arbër Ismajli, në takimin virtual me ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia, ka kundërshtuar kategorikisht mbylljen totale si pasojë e pandemisë COVID-19.
“Si komunë, jemi kategorikisht kundër mbylljes totale. Kjo përkrahje na erdhi edhe nga shumë komuna tjera. Të mendosh për mbyllje totale, është t’ia shkaktosh vetës një greminë të thellë, nga e cila edhe ashtu kemi çaluar, ku nuk kemi për tu ngritur lehtë”, ka thënë Ismajli.
Ismajli ka thënë se Qeveria duhet të bëjë një balancë ndërmjet shtrëngimit të masave dhe dëmit sa më të vogël në ekonominë e Republikës.
“Gjithashtu, në mbrëmjen e kaluar, sjelljet e AVUK-ut dhe Policisë së Kosovës, ishin irrituese duke u shkaktuar gjoba të papërballueshme bizneseve vendore”, ka alarmuar nënkryetari i Gjilanit.
Ismajli Pandemia nuk ndalet duke ia vështirësuar gjendjen ekonomike bizneseve, e rrjedhimisht, edhe familjeve të cilat mbahen nga to.
“Ky veprim nga ana e tyre, është shumë i dëmshëm, dhe vetëm sa e keqëson gjendjen ekonomike, në një raport të drejtë bashkë me pandeminë. Duhet t’i ndajmë gjërat bashkë dhe ta nxjerrim më të mirën nga një gjendje e rënduar pandemike”, ka shtuar ai./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/komunaegjilanit/posts/2962509077326683