Lajme
Policia ndalon një Mercedes në Veternik, sekuestron armë dhe ari
Demokracia
11:23 | 05 Tetor 2022

Share:

Policia e Kosovës ka sekuestruar armë dhe bizhuteri, që dyshohet të jenë ari, në Veternik të Prishtinës të martën në mbrëmje.

Ngjarja ka ndodhur mbrëmë rreth orës 21:00 pasi një veturë e tipit Mercedes u ndalua nga policia, thuhet në komunikatën e policisë.

Gjatë kontrollit u sekuestruan një revole të tipit SigSauer, 55 copë fishek, tre karikatorë, si dhe një sasi të konsiderueshme e stolive që dyshohet të jenë ari.

Sipas komunikatës, është njoftuar se i dyshuari V.K, mashkull, 38 vjeç është shoqëruar në stacionin policor.

Të ngjashme