Lajme
SHKK vazhdon me zbutjen e masave mbrojtëse ndaj COVID 19
Demokracia
17:06 | 22 Janar 2021

Share:

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se nga data, 25 janari, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit të cilët të cilët i plotësojnë kushtet.

“Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve.”, thuhet në njoftimin e ShKK-së, përcjell Demokracia.com

Tutje ShKK thotë se pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit  në periudhë kohore prej së paku  7 ditësh.

Më poshtë gjeni postimin e plotë:

SHKK vazhdon me zbutjen e masave mbrojtëse ndaj COVID 19 Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton opinioni publik se nga data, 25 janar 2021, do të filloi lejimin e vikendeve për të dënuarit.
Si masë lehtësuese do të vazhdohet lejimi i vikendeve për të dënuarit, të cilët i plotësojnë kushtet. Në pushim jashtë institucionit, në të njëjtën kohë, fillimisht do të lejohet një numër i kufizuar i të dënuarve. Pas kthimit nga pushimi, të gjithë të burgosurit do t`i nënshtrohen fazës se karantinimit në periudhë kohore prej së paku 7 ditësh.
Shërbimi Korrektues i Kosovës ka filluar lehtësimin e masave në bashkëpunim me Departamentin Shëndetësor të Burgjeve.Shërbimi Korrektues i Kosovës do të vazhdojë bashkërendimin institucional me institucionet relevante të Republikës së Kosovës dhe do të mbajë të informuar opinionin publik rreth hapave në vazhdim./Demokracia.com

Të ngjashme