Sport
Albion Rrahmani në mesin e top-asistuesve më të mirë në Ligën e Konferencës
Demokracia
17:49 | 04 Tetor 2022

Share:

Albion Rrahmani po kalon nëpër një formë të jashtëzakonshme me Ballkanin në Superligën e Kosovës dhe në garat evropiane.

“Bomberi” shqiptar ishte top-golashënuesi i ciklit eliminator për Ligën e Konferencës me suharekasit.

Edhe në fazën e grupeve, ish-anëtari i Malishevës po tregon formë të lartë.

Aktualisht, ai me katër futbollistë tjerë i prijnë renditjes në listën e top-asistuesve me nga dy asistime në dy ndeshje.

Ndërkaq, Rrahmani ende nuk ka arritur ta gjejë golin në këto eliminatore, por që i mbeten edhe katër ndeshje tjera për ta bërë këtë./Demokracia.com/

Të ngjashme