Sport
Sot zhvillohet një ndeshje vendimtare në futbollin kosovar
Demokracia
09:42 | 04 Prill 2021

Share:

Ballkani e Prishtina do të zbresin sot në fushën e stadiumit të qytetit të Suharekës për t’i matur forcat ndërmjet vete në sfidën e javës së 27-të në elitën e futbollit kosovar, shkruan Demokracia.com.

Për Prishtinën, kjo është ndeshje vendimtare sa i përket luftës për titull. Nëse bardhekaltrit dëshirojnë të mbesin në garë për vendine parë duhet medoemos ta fitojnë, ndryshe do të vazhdojnë të mbesin edhe për vitin e shtatë me radhë pa trofe.

Në anën tjetër Ballkani nuk guxon të lëshojë pikë, pasi do ta kishte shumë të vështirë pastaj të ndjekë Dritën që tashmë është shkëputur me tri pikë në vendin e parë. Kjo edhe është arsyeje të pritet një ndeshje shumë e fortë dhe pa kalkulime.

Takimi luhet nga ora 15:00.

Në të njejtën kohë nis edhe një duel tjetër shumë i fortë është ai në Drenas ku ndeshen Feronikeli e Llapi dy skuadra këto që ende nuk e kanë siguruar mbijetesën në elitën e futbollit.

Java mbyllet ditën e hënën kur Gjilani i Ismet Munishit përballet me Besën. /Demokracia.com

 

Të ngjashme