Deputeti i Kuvendit të Kosovës, nga radhët e PDK-së, Mërgim Lushtaku tha se “mbrojtja më e mirë është sulmi”, thënie që i përshtatet më së miri kryeministri Albin Kurti.
“Mbrojtja më e mirë është sulmi! Kjo thënie i përshtatet më së miri Albin dështakut, i cili mundohet t’i mbuloj dështimet e njëpasnjëshme të qeverisjes së tij me një video mesazh ku mundohet t’i hedh fajet tek opozita”, tha ai.
Sipas Lushtakut, ata që sot po përballen me vështirësi të mëdha ekonomike, e që besuan në Vetëvendosje për të qeverisur vendin, tani është momenti i reflektimit, e që t’i thuhet mjaft më demagogjisë e përrallave.
“Qytetarë të dashur, Ju që po përballeni çdo ditë me vështirësi të mëdha ekonomike, si pasojë e injorancës dhe arrogancës së Qeverisë Kurti II, ju që besuat në Vetëvendosjen për të qeverisur vendin, në qeverisjen e ashtuquajtur të SHPRESËS, tani është momenti i reflektimit, tani është momenti që t’i thoni MJAFT më demagogjisë, MJAFT më përrallave! “,tha ai.
Mërgim Lushtaku, theksoi se Qeveria Kurti i ka të gjitha në dorë, por ka dështuar dhe po vazhdon të dështoj në ringjalljen ekonomike, në shëndetësi, arsim, siguri, në luftën e shumë përmendur kundër korrupsionit, luftën kundër nepotizmit e me radhë në fusha tjera.
Ai komentoi edhe video-n e publikuar sot nga Lëvizja Vetëvendosje, ku tha se kjo tregon vetëm një gjë, “që kanë humbur në qeverisjen e tyre imagjinare”.
“Video mesazhet e tyre tregojnë vetëm një gjë, QË kanë humbur në qeverisjen e tyre imagjinare sepse realiteti iu ka dalë ndryshe, kanë D Ë S H T U A R dhe po D O R Ë Z O H E N, sepse nuk dijnë dhe janë QYQARË”,shtoi ai.