Sport
Ish-lojtari i Man United pas shumë vitesh tregon se Ferguson nuk i ka bërtitur kurrë vetëm këtij futbollisti
Demokracia
13:45 | 03 Tetor 2022

Share:

Ish-lojtari i Manchester United, Patrice Evra ka thënë se ish-menaxheri i “Djajve të Kuq” Alex Ferguson nuk i ka bërtitur kurrë Paul Scholesit, sipas mediave britanike, transmeton Demokracia.com.

Ferguson ishte trajner i Manchester United nga viti 1986 deri në vitin 2013 dhe me “Djajtë e Kuq” fitoi gjithçka që mund të fitohet nga një klub anglez.

Mediat britanike kujtojnë se eksperti skocez ka pohuar se askush nuk është më i madh se klubi, ndërsa në dhomën e zhveshjes i ka bërtitur shpesh futbollistëve.

“I vetmi futbollist që nuk e ka ndjerë kurrë zemërimin e Fergusonit është Paul Scholes. Sa herë që kishim vështirësi, shefi na thoshte t’ia jepnim topin Scholes. Është ai që kontrollon lojën, është ai që kontrollon ritmin. Paul ishte zemra e United”, tha Evra për Betfair.

Scholes luajti për Manchester United nga viti 1993 deri në 2011, dhe më pas njoftoi se kishte përfunduar karrierën e tij si lojtar.

Ai u kthye në klub në “Old Trafford” në fillim të vitit 2012 dhe luajti deri në fund të sezonit./Demokracia.com/

Të ngjashme