Lajme
Jasharaj paralajmëron Qeverinë nëse nuk ekzekutohen pagat e shtatorit
Demokracia
11:56 | 03 Tetor 2022

Share:

Sot në shkollat e Kosovës ka nisur viti i ri shkollor, pas grevës një mujore të mësimdhënësve.

Por edhe pse mësimi ka nisur, mësimdhënësve nuk iu kanë ekzekutuar pagat e muajit shtator.

Kreu i SBASHK-ut, Rrahman Jasharaj, ka thënë se nëse deri me 5 tetor nuk do të ekzekutohen pagat situata do të përkeqësohet.

“Nga informacionet që i kemi jozyrtare flitet se nuk iu kanë dal pagat ne jemi në pritje sepse afati ligjor është deri me 5 tetor, shërbyesve civil iu kanë dal pagat ndërsa në sistemi arsimor, ne gëzohemi që ata kanë paga por Qeveria ish dashtë të veproj njëjtë t’i ekzekuton pagat e jo të bëjnë ndasi pasi që ndalja e pagës është joligjore. Nëse bëhet ky akt i ndëshkimit një situatë do të kemi më të keqe në sistemin arsimor”, ka thënë Jasharaj për FrontOnline.

Të ngjashme