Lajme
Plagosja e 55-vjeçarit në një diskotekë në Graçanicë, Policia jep detaje të reja
Demokracia
09:05 | 03 Tetor 2022
Ilustrim

Share:

Demokracia.com gjatë së dielës ka raportuar për një plagosje e cila ka ndodhur në një lokal nate në Graçanicë.

Mbrëmjen e së shtunës, në diskotekën “Opera”  në Graçanicë, ka pasur të shtëna me armë zjarri.

Demokracia.com mëson se nga këto të shtëna me armë zjarri ka mbetur i plagosur 55-vjeçari Lubomir Miriq.

Në lidhje me këtë Policia e Kosovës në raportin 24-orësh ka bërë të ditur se 55-vjeçari është jashtë rrezikut për jetë, përderisa ende nuk ka të arrestuar për këtë rast.

Demokracia.com mëson se i dyshuari për këtë incident me armë zjarri është 48-vjeçari, Xhevat Islami.

Policia këtë rast e ka cilësuar si “vrasje në tentativë”.

Njoftimi i plotë i Policisë së Kosovës, pa ndërhyrje:

VRASJE NË TENTATIVË

Graçanicë 01.10.2022 – 22:50. Raportohet se në rrethana të panjohura, në një hapësirë para një lokali-diskotekë, është plagosur me armë zjarri viktima mashkull kosovar. Viktima është dërguar në tretman mjekësor dhe i njëjti sipas raportit mjekësor është jashtë rrezikut për jetë. Nuk raportohet për te arrestuar. Rasti nën hetime.

LEXO EDHE:

Të shtëna me armë zjarri në një diskotekë në Graçanicë, plagoset një 55-vjeçar

Të ngjashme