Derbin e madh të kryeqytetit shqiptar e ka fituar Tirana e cila mposhti Partizanin në kuadër të xhiros së gjashtë kampionale në Superioren shqiptare të futbollit.
Tirana triumfoi 0:2 në stadiumin “Air Albania” në kryeqendrën shqiptare ndaj Partizanit, madje me një lojtar më pak në fushën e lojës që nga minuta e 37-të, shkruan Demokracia.com.
Në momentin kur Lulaj u përjashtua me të kuq, gjërat u dukën se do të shkojnë keq për “bardhekaltrit”. Megjithatë, ata në minutën e parë shtesë të pjesës së parë shënuan me anë të Xhixhit.
I njëjti futbollist realizoi golin e dytë dhe të fundit për Tiranën në minutën e 69-të të përballjes.
Tirana me këto tri pikë ngritet në pozitën e dytë me 11 pikë, një më pak se Partizani lider./Demokracia.com/