Sport
Neymar ndëshkohet me të kuq, tenton ta sulmojë kundërshtarin në tunel të stadiumit
Demokracia
21:11 | 03 Prill 2021

Share:

Ylli brazilian i PSG-së, Neymar, u rikthye në fushën e blertë, pas plot 2 muajsh mungesë, për shkak të një dëmtimi.

Megjithatë, kthimi i tij nuk la shije të mirë, pasi ai u tradhtua nga nervat në sfidën e sotme ndaj Lille, ku skuadra e tij u mposht me rezultatin 0:1, shkruan Demokracia.com.

Neymar dhe Djalo, u ndëshkuan me karton të kuq, në fundin e ndeshjes. Debati mes dy lojtarëve vazhdoi gjatë daljes nga fusha, teksa Neymar ishte shumë nervoz dhe po i kërkonte llogari lojtarit portugez.

Në një moment baraziliani tenton të godasë kundërshtarin në tunel, teksa u desh ndërhyrja e personave të tjerë, për të shmangur një përleshje të turpshme.

Për më tepër shikoni pamjet e mëposhtme:

Të ngjashme