Kryetari i Pejës Gazmend Muhaxheri ka reaguar pas sulmit seksual ndaj alpinistes Mrika Nikçi
Muhaxheri në një postim në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale dhe çështje politike.
“Dhuna nuk është çështje private, por është çështje sociale, është çështje politike. Por mbi të gjitha, është krim i dënueshëm, për të cilin kërkohet reagimi i secilit prej nesh”, ka shkruar ai.
Demokracia.com ka raportua për identitetin e të dyshuarit. Bëhet fjalë për Flori Beqirajn, të cilët tashmë i është caktuar masa e paraburgimit prej 48 orësh nga prokurori i rastit.
LEXO EDHE:
LAJMI I FUNDIT| Ky është personi që e sulmoi seksualisht alpinisten në Pejë (VIDEO)