Sport
Ylli triumfon përballë Pejës
Demokracia
19:25 | 03 Prill 2021

Share:

Skuadra e Golden Eagle Ylli ka shënuar një fitore të madhe në kuadër të javës së 27-të në Superligën e Kosovës në basketboll, shkrua Demokracia.com.

Skuadra suharekase e ka mposhtur Pejën me rezultat 78:74.

Te Ylli më të dalluarit në këtë ndeshje kanë qenë Lg Gill me 16 pikë, Valon Bunjaku me 15, dhe Gëzim Morina me 13 sosh. Ndërsa te Peja më i miri ishte Dendy me 18 pikë, i ndihmuar nga Ëalters me 17 dhe Berisha e Shoshi me nga 12 sosh.

Ylli tani ka 17 fitore dhe 10-të humbje, ndërsa Peja me 14 fitore dhe 13-të humbje.

 

Të ngjashme