Real Madridi ka shënuar fitore në përballje me Eibar në kuadër të javës së 29-të në La Ligan spanjolle, shkruan Demokracia.com.
Asensio e Benzema kanë realizuar për fitoren e skuadrës së Zinedine Zidane e cila tash e qon në vendin e dytë në tabelë me 63 pikë, vetëm tri sosh më pak sesa Atletico Madrid që është në pozitën e parë por ka një ndeshje më pak.
Atletico luan nesër në udhëtim me Sevillan dhe do ta ketë shumë të vështirë të marrë fitore, derisa Barcelona që gjithashtu është afër kreut nesër përballet me Valladollidin në “Camp Nou”. /Demokracia.com