Trepça ’89, ka pësuar një humbje të dhimbshme sot në Skenderaj ku u mposht nga Drenica me rezultat 2:0, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja kishte peshë të madhe pasi të dyja skuadrat gjenden në një pozitë aspak të mirë në tabelë çka e rrezikojnë edhe rënien nga liga, kështu që pikët ishin me shumë vlerë.
Ka qenë në fund Drenica ajo që i mori të tria por në anën tjetër Trepça ’89 është ndarë e zhgënjyer me referimin madje duke e quajtur edhe skandaloz.
Ky është reagimi i plotë i KF Trepça ‘89
Referimi skandalozë në Skenderaj
Kryesori Kosumi me asistentët Sekiraqa dhe Zeqiri me mision të caktuar për të dëmtuar Trepçën’89.
Ja edhe fotot ku shihet qartë se golat e shënuar janë në mënyrë të parregullt.
Deri kur kështu le të jep shpjegim referi kryesor së bashku me asistentët e tij dhe ata të cilët e ngarkojnë me mision të caktuar.
Gjithashtu platforma Artmotion nuk lejon pas ndeshjës skandaloze të jepën intervistat e trejnerëve e çuditshme, kur ka ndodhur kjo?
Ndeshje me mision të caktuar nga krerët e federatës për gjyqtarët e ndeshjës.
M A R R E. /Demokracia.com