Sport
Serie A me ndeshje të mëdha: Napoli i Lazio vuajnë shumë por në fund festojnë, nuk ka minuta për Muriqin
Demokracia
17:29 | 03 Prill 2021

Share:

Janë luajtur ditën e sotme, duke filluar nga ora 15:00, shtatë ndeshje në Serie A, të vlefshme për javën e 29-të.

Napoli ka marrë një fitore me shumë vuajtje, teksa ka triufmuar 4:3 ndaj Crotones, në një ndeshje me të vërtetë spektakolare. Fitore aspak të lehët ka marrë edhe Atalanta, që ka mposhtur në shtëpi Udinesen, me rezultatin 3:2.

Roma nuk ka shkuar më shumë se barazimi 2:2 ndaj Sasuolos në transfertë, duke bërë kështu një hap fals, për objektivat e skuadrës. Lazio ka triumfuar 2:1 ndaj Spezias, në frymën e fundit, në një ndeshje të tensionuar, ku të kaltrit e mbyllën me 9 lojtarë, pasi Lazzari dhe Correa u ndëshkuan me kartonë të kuq në fundin e ndeshjes.

Më poshtë gjeni rezultatet komplet të ditës së sotme:

 

Të ngjashme