Trajneri i Arbërisë, Arbnor Morina është parë i shqetësuar pas humbjes që skuadra e tij e pësoi nga Drita (1:3), humbje kjo që e qon drejtë Ligës së parë, shkruan Demokracia.com.
Morina për “Art Motion”, ka thënë se dikush duhet të shqetësohet për skuadrën e cila nuk ka stadium të vetën dhe duhet të luajë me kilometra larg vendit të vetë.
“Atij që i dhemb koka, s’kemi çfarë t’i bëjmë. Ne jemi mysafir nga fillimi. Me ato forca që i patëm u munduam me bërë një lojë të mirë deri në fund. Por loja e Dritës na penalizoi. Me këtë fond të ekipit që kemi pas, madje disa lojtarë kanë qenë të lënduar – nuk kemi mundur të bëjmë më shumë. Klubi jonë s’ka stadium të vetin. Nuk do të dorëzohemi deri në fund”, ka thënë Morina. /Demokracia.com