Lajme
Dështon propozimi i Qeverisë, deputetët nuk votojnë masat shtesë për gjendjen emergjente në energji
Demokracia
13:04 | 29 Shtator 2022
Ilustrim

Share:

Deputetët e Kuvendit të Kosovës nuk e kanë votuar propozimin e Qeverisë së Kosovës për masa shtesë të gjendjes së jashtëzakonshme të situatës me energji elektrike.

Për shkak të mungesës së kuorumit, ku vetëm 58 deputetë votuan pro propozimit të Qeverisë së Kosovës për masat shtesë të energjisë elektrike, ka dështuar votimi i këtij propozimi, raporton Demokracia.com.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, bëri të ditur se për këtë propozim të Qeverisë së Kosovës kanë votuar vetëm 58 deputetë, gjë që nuk arriti votat e nevojshme, rrjedhimisht nuk pati kuorum. /Demokracia.com/

Të ngjashme