Ka nisur seanca plenare e Kuvendit të Kosovës.
Kreu i AAK-së Ramush Haradinaj është larguar nga foltorja dhe ka ndërprerë fjalimin, pasi derisa ju drejtua deputetëve e ndërpreu Ministri i Financave, Hekuran Murati.
“Hajde në foltore, urdhëro”, i tha Haradinaj Muratit dhe më pas u largua nga foltorja.
Ndërsa kryetari i Kuvendit, Glaul Konjufca, i tha ministrit Murati që të mos ndërhyjë. /Demokracia.com/