Arbëria – Drita dhe Drenica – Trepça ’89 janë duke u ballafaquar ndërmjet vete në kuadër të javës së 27-të të Superligë së Kosovës, shkruan Demokracia.com.
Ndeshja Arbëria – Drita që po luhet në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë në pjesën e parë ka prodhuar tre gola. Rezultati momental është 1:2.
Takimi tjetër që po luhet në Skenderaj ndërmjet Drenicës e Trepçës ’89, ka sjellë një gol pas 45 minutave të parë. Drenica po udhëheq me rezultat 1:0 në këtë sfidë shumë të rëndësishme për të dyja skuadrata. /Demokracia.com