Sport
Berisha humb pozitën e titullarit te Akhmati, ndeshjen e nis nga bankina
Demokracia
14:50 | 03 Prill 2021

Share:

Akhmat Grozny i Bernard Berishës sot ka një ndeshje jashtëzakonisht të rëndësishme ku luan si mysafirë i Krasnodarit në superligën e Rusisë, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja nis nga ora 15:30 dhe tashmë të dyja skuadrat kanë publikuar formacionet zyrtare. Ajo që bie në sy është se Bernard Berisha këtë takim do ta nis nga bankina, gjë kjo e çuditshme pasi ai vazhdimisht luan titullar tek Akhmati.

Të kujtojmë se Berisha ishte i grumbulluar me Kosovën për ndeshjet e marsit, derisa u ndëshkua me karton të kuq në sfidën ndaj Suedisë pas dy kartonëve të verdhë.

Ai për këtë shkak humbi edhe ndeshjen ndaj Spanjës pasi ishte i skualifikuar. /Demokracia.com

 

Të ngjashme