Këshilli i Sigurimit i OKB-së do të mbajë një takim urgjent për të diskutuar rrjedhjet në tubacionet e gazit Nord Stream nën Detin Baltik për të cilat BE tha se ishte “rezultat i një akti të qëllimshëm”.
Sipas diplomatëve, me kërkesë të Rusisë, këshilli prej 15 anëtarësh do të mblidhet të premten.
Disa liderë evropianë akuzuan Rusinë për shkaktimin e shpërthimeve dhe i përshkruan rrjedhjet si “sabotim”.
Megjithatë, Rusia, mohoi çdo përgjegjësi me Kremlinin duke thënë se pretendimet për përfshirjen e Rusisë në sabotazhin e dyshuar janë “të parashikueshme, absurde dhe idiote”.