Milani ka bërë një hap fals në luftë për titullin e kampionit në Serie A pasi ka barazuar në fushën e vet me Sampdorian me rezultat 1:1, shkruan Demokracia.com.
Quagliarella shënoi për Sampdorian ndërsa rezultatin e barazoi Hauge në minutën fundit.
Me këtë barazim, Milani ka mbet mbrapa vendit të parë që e mban Interi i cili kryeson me 65 pikë, pesë më shumë sesa Milani në vendin e dytë, madje edhe ka një ndeshje më pak.
Të kujtojmë se Interi luan sonte si mysafirë ndaj Bolognas dhe një fitore eventuale do të bënte që Milani të dilte nga gara për titull. /Demokracia.com