Sport
Ballkani vazhdon ngritjen drejt kreut të tabelës, i afrohet Dritës pas fitores në “Liman Gegaj”
Demokracia
15:42 | 28 Shtator 2022

Share:

Ballkani ka vazhduar me fitore në Superligën e Kosovës në futboll, duke shënuar fitore ndaj Malishevës në ndeshjen e cila ishte shtyrë.

“Portokallezinjtë” triumfuan 2:3 ndaj Malishevës e cila tanimë po drejtohet nga trajneri Sami Sermaxhaj, shkruan Demokracia.com.

Me këtë fitore, suharekasit po vazhdojnë ngritjen në tabelë drejt kreut.

Ballkani tani ka 15 pikë në pozitën e dytë, dy më pak se Drita që ndeshjen e mbetur ndaj Prishtinës e luan sonte me fillim nga ora 19:00 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të besuarit e trajnerit Ilir Daja deri më tani kanë një disfatë, pikërisht nga Drita e cila e mundi 0:2 disa javë më parë.

TABELA E SUPERLIGËS:

Të ngjashme