Sport
Talenti shqiptar nënshkruan me skuadrën e madhe greke
Demokracia
13:52 | 03 Prill 2021

Share:

Ttalenti i madh i shfaqur nga mbrojtësi shqiptar, Aleksandors Robi, ka rënë në sytë e skuadrës së madhe greke Panathinaikosit me të cilën ka nënshkruar kontratë profesionale.

Qendërmbrojtësi ka firmosur me klubin e madh grek deri në vitin 2024. Ka qenë vetë drejtori teknik, Pierr Dreosi i cili kërkoi të firmoste me ekipin e parë. Gjithashtu mësohet se lojtari ka marrë ftesë edhe nga ekipi i të rinjve të Greqisë, ndërsa nga Shqipëria ende nuk ka marrë ndonjë ftesë.

18-vjeçari, i cili këtë sezon është aktivizuar me ekipin e 19-vjeçarëve të Panathinaikosit, ka treguar paraqitje të shkëlqyera dhe për këtë arsye drejtuesit e klubit i kanë ofruar kontratë me skuadrën e parë, e cila është firmosur ditën e djeshme. “Jam shumë i lumtur që firmosa me ekipin e parë. I falënderoj të gjithë që besuan te mua”, tha Robi në fjalët e tij. /Demokracia.com

Të ngjashme