Njëri nga kampionatet më të bukura në botë, Serie A rikthehet këtë vikend pas pushimit dy javor për shkak të ndeshjeve të kombëtareve, shkruan Demokracia.com.
Në kampionatin italian sot zhvillohet ndeshjet e javës së 29-të, dhe vëmendja e madhe do të jetë padiskutim te derbi i Torinos që do të luhet në orën 18:00 mes Torinos dhe Juventusit.
Takimi tjetër joshës është ai i ores 20:45 kur Bologna e pret iderin e tabelës, Interin.
Pa Perisic dhe Kolarov por me Handanovic, De Vrij, Vecino, D’Ambrosio e Vidal të rikthyer dhe të gatshëm për të luajtur, Interi është dukshëm i avantazhuar përballë një Bologne që ka disa mungesa.
Më poshtë gjeni orarin e plotë të ndeshjeve të sotme në Serie A. /Demokracia.com