Është hera e tretë që Dua Lipës po i bëhet një statujë në Madame Tussauds.
Këngëtarja ka postuar prapaskenat e fotografive në llogarinë e saj në Instagram mbrëmë, transmeton Demokracia.com
Në këto fotografi, Dua pozon me vetëbesimin e duhur, e veshur me të zeza, përderisa anëtarët e ekipës së Madame Tussauds po e fotografonin.
Në një tjetër pamje, në radhën e fotove të postuara, Dua është e rrethuar nga kamera të ndryshme, të cilat po regjistrojnë kënde të ndryshme të saj, për të krijuar një imazh 3D të trupit të saj.
“Figura ime e tretë e Madame Tussauds është duke u bërë gati!!! Ja disa pamje nga pjesa ku artistët morën masat për statujën e cila do të vendoset në New York, gjatë këtij viti!!!”, ka shkruar Dua në shënimin poshtë postimit.
Përndryshe, Dua Lipa është nominuar për tri kategori në BRIT awards, ku përfshihen kategoritë Female Solo Artist, Mastercard Album, and British Single./Demokracia.com
View this post on Instagram