Në Kosovë basti është i ndalur me ligj, megjithatë klubet tona vazhdojnë të gjinden në faqet e kompanive të ndryshme të basteve jashtë vendit tonë, shkruan Demokracia.com.
Sot zhvillohen dy ndeshje nga elita e futbollit kosovar Drenica – Trepça ’89 dhe Arbëria – Drita.
Kompanitë e basteve tashmë kanë parashikuar këto takime duke u vendosur kuota interesante.
“Bet365” ka publikuar kuotat e këtyre dy ndeshjeve.
Fitorja e Drenicës është kuotuar me 1.65 euro, fitorja e Trepçës ’89 me 4.75 euro, kurse barazimi me 3.25 euro.
Nga ana tjetër, fitorja e Arbërisë është kuotuar me 7.50 euro, fitorja e Dritës me 1.40 euro, kurse barazimi me 3.80.
Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./Demokracia.com